Presidentja Osmani priti homologun hungarez, Tamás Sulyok

Prishtinë | 08 Dhj 2025 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes homologëve u zhvillua në objektin e Presidencës së Kosovës, ku përfaqësuesit e mediave u lejuan të realizonin pamje vetëm në fillim të takimit.

Pas përfundimit të takimit nuk është paralajmëruar mbajtja e ndonjë konference për media.

Të ngjashme