Haradinaj takon kandidatët për deputetë nga AAK: Janë ekspertë të fushave të ndryshme

Prishtinë | 08 Dhj 2025 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar kandidatët për deputetë nga lista e kësaj partie.

Ai tha se ata janë ekspertë të fushave të ndryshme

“Me njerëzit që duan t’i qëndrojnë krah vendit! Sot pata nderin të takoj kandidatët për zgjedhjet parlamentare nga radhët tona, ekspertë të fushave të ndryshme, secili me ide dhe perspektiva unike. Kjo është lista që dëshiron t’i qëndrojë krah Kosovës, duke punuar për një të ardhme më të mirë, më të fortë dhe më premtuese për çdo qytetar”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme