Dyshime për krime lufte, arrestohet një person në Aeroportin “Adem Jashari” e më pas lirohet në procedurë të rregullt

Prishtinë | 12 Dhj 2025 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar të enjten në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë nën dyshimin  për krime lufte kundër popullatës civile në periudhën 24 prill 1999 deri 26 maj 1999.

Siç njofton policia në raportin 24 orësh, i njëjti pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.

“Prizren / 24.04-26.05.1999 – NN. Lidhur me veprën e cekur penale, me 11.12.2025 në Aeroportin “Adem Jashari” është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orës të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme