Vizita e Osmanit në Vatikan, Prenkaj: Vitin e ardhshëm pres të ketë lëvizje pozitive, presidentja po kërkon njohjen

Prishtinë | 13 Dhj 2025 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur vizitën e saj në Vatikan.

Atje, shefja e shtetit të Kosovës është takuar me udhëheqësin e Vatikanit, Papa Leonin dhe Sekretarin e Shtetit, Kardinalin Pietro Parolin.

Lidhur me rëndësinë e vizitës së të parës së shtetit atje ka folur diplomati i karrierës, Albert Prenkaj.

Prenkaj, i cili ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Itali tha se Osmani atje po e kërkon njohjen e Kosovës.

“Vizita e presidentes Osmani në Vatikan vjen me përfundim të vitit jubilar që ka shpallur Papa Françesku, që do të përfundojë më 6 Janar 2026”.

“Kjo është një vizitë, një audiencë private e presidentes siç ka ndodhur edhe me audiencat private të parardhësve të saj që kanë zhvilluar takime, edhe ajo ka zhvilluar takime me Papa Leonin”.

Duke u ndalur tek tema e mosnjohjes së Kosovës nga Selia e Shenjtë, ai theksoi mes tjerash se beson që çështja është ngritur edhe në takimin e Osmanit me Papën.

“Besoj se në këtë takim përpos njohjes dhe selebrimeve diplomatike e shprehjes së mirënjohjeve të ndërsjellta mes dy udhëheqësve të shtetit Papa Leoni ka dhënë ndonjë mesazh, presidentja sigurisht ka dhënë mesazhet e saja në drejtim të njohjes”.

“ Unë pres që në vitin 2026 të kemi edhe lëvizje tjera pozitive nga ana e Vatikanit”, shtoi Prenkaj.

Të ngjashme