Lobim politik dhe keqpërdorim detyre? Faruk Mujkës i publikohen mesazhet, Dibrani mohon përfshirjen

Prishtinë | 20 Dhj 2025 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Sipas raportimeve të fundit, Faruk Mujka, që fitoi pozitën e Kryeshefit Ezekutiv në Ndërmarrjen Ibër-Lepenci përmes koordinimit me Dejona Mihailin e partisë dhe Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, derisa po lobonte për vete që ta fitojë pozitën, ai angazhohej edhe për punësime të militantëve të tjerë partiakë.

Nga komunikimet që ka siguruar ekskluzivisht VOX Kosova nga dosja e Prokurorisë, pasi Mujkës iu ekzaminuan telefonat që iu konfiskuan kur u arrestua me 14 korrik 2023, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ai e avancon një personi të LVV-së përmes intervenimit direkt fillimisht te Albulena Haxhiu e më pas te Drejtori i Burgjeve të Kosovës, Ismail Dibrani.

Dibrani ishte i ftuar në VOX Kosova e ku mohoi kategorikisht se ka kontaktuar me Vëllazënim Mustafa dhe tha se nuk e njeh atë person.

“Jo në asnjë rrethanë unë nuk e kam pritur. Unë pres të gjithë zyrtarët korrektues të cilët kanë interes, tash me pa nuk e njoh personalisht.

Sa i përket kontaktimit me Faruk Mujka ai e mohon.

“Nuk ka kërku dhe as nuk më kujtohet në asnjë rrethanë”, tha Dibrani.

Ndërsa në mesazhe thuhet se Mujka e ftoi Dibranin për drekë në shenjë falënderimi, Dibrani e mohon.

“Nuk mbaj mend që kam drekuar me Vëllazënimin e Mujkën”, tha ai.

Të ngjashme