Njazi Thaqi thirrje nga zemra për ta votuar PDK-në dhe Bedri Hamzën për Kryeministër

Prishtinë | 27 Dhj 2025 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Ish- Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaqi ka bërë thirrje që të votohet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe kandidati i saj për Kryeministër, Bedri Hamza mbi arsyen se me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, Kosova humbi pesë vite.

Ai thotë se nesër kur do të jetë edhe procesi i votimit, është momenti i fundit për t’i thënë mjaftë keqqeverisjes, duke potencuar se adresa e vetme për ndryshimin e Kosovës ku do të ketë shpresë e stabilitet është PDK dhe Hamza.

Postimi i plotë:

Të nderuar kolegë, miq, shokë dhe familjarë,

Kanë kaluar 5 vite të humbura për Kosovën. Pesë vite pa projekte konkrete, pa përmirësim real të jetës së qytetarëve. Në vend të shpresës, pamë propagandë; në vend të punës, mashtrime; në vend të unitetit, fyerje dhe përçarje.

Sot është momenti i fundit për të thënë mjaft. Kosova nuk mund të presë më. Vendi ynë ka nevojë për punë të ndershme, për zhvillim të vërtetë ekonomik, për çmime stabile, për fatura më të ulëta të energjisë elektrike dhe, mbi të gjitha, për bashkim, jo për urrejtje e ndarje mes nesh.

Ne duhet të zgjedhim shpresën, stabilitetin dhe përgjegjësinë. Prandaj, adresa e vetme e ndryshimit është Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidati i saj për Kryeministër, z. Bedri Hamza.

Ju bëj thirrje nga zemra: le të bashkohemi të gjithë dhe ta votojmë numrin 130, sepse aty është zgjidhja e halleve tona dhe e ardhmja e Kosovës.

Voto PDK – 130 🇽🇰

Të ngjashme