Një recepsionit në vendin e tij të punës ishte cak i një kërcënimi nga një person i maskuar dhe i armatosur i cili grabiti një shumë të parave në rrugën Çagllavicë – Llapnasellë.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
“Rr. Çagllavicë-Llapnasellë 26.12.2025-05:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës-recepsionist, ka shkuar një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur një shumë parash. I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, njofton Policia e Kosovës.