Gjatë ditës së sotme, në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës ka nisur procesi i votimit për qytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit.
Procesi ka nisur nga ora 7 e mëngjesit ndërsa deri në orën 09:00 kanë votuar 8.64 përqind e votuesve të regjistruar.
“Procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të rregullt, në përputhje me procedurat e përcaktuara, ndërsa në shumë nga këto përfaqësi, po shënohet pjesëmarrje e lartë e qytetarëve, e cila dëshmon për angazhimin qytetar dhe lidhjen e fortë që mërgata jonë ka me atdheun”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në koordinim të vazhdueshëm me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe përfaqësitë diplomatike, ka thënë se po ndjek nga afër mbarëvajtjen e procesit, duke siguruar kushte të përshtatshme për ushtrimin e së drejtës së votës për të gjithë qytetarët tanë jashtë vendit.
Vendvotimet do të jenë të hapura deri në ora 19:00.
Më 28.12.2025 në Kosovë do të mbahet edhe procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.