Kandidati i VV-së për deputet, Agim Bahtiri, mbrëmë ka organizuar një tubim me mërgatën në Mitrovicës.
Pas darkës së shtruar, Bahtiri kishte planifikuar edhe muzikë “live” për t`i argëtuar mysafirët.
Në një video të publikuar në profilin e Bahtirit në “Facebook”, këngëtari dëgjohet duke i kënduar organizatorit të tubimit.
Këngën e njohur popullore “Ani moj Kosovë, oj moj bukuroshe”, këngëtari ia përshtat disa zyrtarëve të lartë të VV-së.
Fillimisht, këngëtari përmend komandantin legjendar Adem Jasharin dhe liderin e VV-së, Albin Kurti.
Më pas, ai e këndon kryetarin e Mitrovicës, Faton Peci dhe kandidatit të VV-së për deputet, Agim Bahtiri.
“Ani se me radhë o kush vjen me i treti, o në Mitrovicë vjen mor Faton Peci”, këndon këngëtari.
Më pas, vijnë vargjet për ish-kryetarin Bahtiri.
“Ani brez pas brezi, oh trim mas trimi, ani prej Gushavcit vjen Agim Bahtiri”, këndon këngëtari.
Kurse, Bahtiri ngrit lartë gishtin tregues kur e dëgjon emrin e tij.
Këngën për Pecin dhe Bahtirin mund ta dëgjoni në videon më poshtë nga minuta 5:50.
Në videot e publikuara nga Bahtiri askush prej të pranishmeve nuk kishte marrë me vete gomat për të festuar, ashtu siç kishin bërë për fitoren e Faton Pecit në Mitrovicë.
Ata argëtoheshin duke kënduar dhe vallëzuar, derisa shumë prej tyre mbanin veshur bluza me numër të Agim Bahtirit.