Kapet 18-vjeçari me marihuanë në Shtërpcë

Prishtinë | 27 Dhj 2025 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka ndaluar një 18-vjeçar në Shtërpcë, të cilit i janë gjetur 10 cigare të mbushura me marihuanë, pas një kontrolli në automjetin ku ndodhej.

Sipas Policisë Rajonale të Ferizajt, rreth orës 21:30 në fshatin Drajkovc, një automjet Audi Q8 nuk iu ndal patrullës policore, por u ndal më pas në qendër të Shtërpcës me asistimin e një patrulle tjetër. Gjatë kontrollit, në bagazh u sekuestruan 10.52 gramë marihuanë.

Në automjet ndodheshin katër persona, ndërsa 18-vjeçari pranoi se substanca narkotike i përkiste atij. Rasti është proceduar në koordinim me Njësinë Anti-Drogë dhe Prokurorin e Shtetit, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme