Kandidati për deputet i PDK-së, Burim Bajrami, ishte i pranishëm sonte në një tubim partiak të mbajtur në Ferizaj, ku morën pjesë edhe shumë mërgimtarë.
Ai shprehi përkrahje të fuqishme për vizionin dhe programin e PDK-së.
Nga tubimi u përcoll mesazhi i unitetit dhe angazhimit për fitore, me Bedri Hamzën kandidat për Kryeministër, nën moton #BashkëPërpara.