Tahiri: Ministrat e Kurtit do të mbahen mend si më të dobëtit

Prishtinë | 27 Dhj 2025 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka quajtur ministrat e Qeverisë së Albin Kurtit si më të dobëtit

“Ky kabinet qeverisës, këta ministra, këta do të mbahen në mend në histori të Kosovës si ministrat më të dobët”, tha Tahiri në Maratonën Zgjedhore.

“Albin Kurti po t’kish shku me mushë me njerëz, dy autobusa, njani t’u shku për Podujevë, e tjetri t’u shku për Gjakovë, me iu thanë, a po vini hyni në listë, e i kish marrë qato vota. E mos me dhanë hiç zor kurrgjo bre, veç me nejtë, veç me kqyrë çka po bohet, kush çka po thotë”, ka Tahiri në Klan Kosova.

Të ngjashme