Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka deklaruar se në zgjedhje qytetarët do të vendosin për siguri dhe begati.
Ai theksoi se siguria përfshin sundimin e ligjit, rendin publik, mbrojtjen e kufijve, sovranitetin dhe integritetin territorial, si dhe sigurinë e ujit dhe energjisë.
“Siguria nënkupton sundimin e ligjit, rendin publik, mbrojtjen e kufijve, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial, por gjithashtu përfshin sigurinë e ujit dhe energjisë. Në anën tjetër, begatia lidhet me mirëqenien, ku rritja ekonomike duhet të shpërndahet në mënyrë të drejtë. Sepse kuptimi i një ekonomie që rritet është që përfituesit të jenë gjithë qytetarët dhe jo një grup apo shtresë e caktuar. Pra, siguria është, në njërën anë, kushti dhe garancia për begatinë, sepse duhet të sigurojmë që begatia të jetë e qëndrueshme, dhe nga ana tjetër, begatia është dobia dhe kuptimi që rrjedh nga siguria”, deklaroi ai në rtk.