Sejdiu: Kurti do sërish zgjedhje në prill, ky është skenari i tij

Prishtinë | 09 Jan 2026 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka deklaruar në Rubikon se Albin Kurti, do sërish zgjedhje në muajin prill.

Ai tha se synimi i tij është që duke luajtur viktimën, të marrë edhe më shumë deputetë se sa që ka marrë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Kurti do të mundohet, edhe në intervistë tha i kam 60 vota por nuk i kam 80, i tha edhe Presidentes aktuale që nuk mund të të zgjedhi nëse nuk të votojnë partitë opozitare.

Unë pres që të ketë zgjedhje në prill prapë dhe pres që beteja me qenë duke i fajësuar partitë opozitare shqiptare se pse nuk e votuan Vjosën Presidente” – thotë Sejdiu.

Të ngjashme