Eskperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar pas njoftimit të Sindikatës së Policisë, se familjet e policëve të rënë në detyrë, nuk janë paguar për muajin dhjetor.
“Mos-pagesa për muajin dhjetor 2025 të obligimit shtetëror për familjet e policëve të rënë në detyrë është e papranueshme dhe ofenduese. Sakrifica e policëve të rënë në detyrë duhet të nderohet, jo të neglizhohet. Ata e ato dhanë jetën në krye të detyrës. Janë heronjtë e shtetit ligjor në Kosovë“, ka shkruar ai.