OVL-UÇK për dëshmorët e rënë në luftë: Ata nuk harrohen kurrë

Prishtinë | 10 Jan 2026 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) kujton të rënët në periudhën kohore 1 deri më 15 janar. Në reagim thonë se nuk harrohen kurrë dëshmorët që kanë rënë për të mos vdekur kurrë në kujtesën e kombit shqiptar.

Postimi i plotë:

Në ditët e ftohta të janarit, kur liria ende shkruhej me gjak e sakrificë, bijtë më të denjë të kombit ranë për të mos vdekur kurrë në kujtesën tonë.

Dëshmorët e rënë gjatë luftës tonë çlirimtare

(1-15 janar)

Enver Gashi, Xhevat Jusufi, Blerim Balaj, Hisni Murseli, Ismet Beqiri, Nazmi Ismajli, Nikë Hajdaraj, Qelë Ukaj, Ajet Demaku, Skender Mulaku, Hysni Ramaj, Zef Gjokaj, Ali Beqa, Enver Rashiti, Hanumshahe Mujota, Ismajl Luma, Kadri Syla, Lutfi Bilalli, Mehmet Mustafa, Nazim Kokollari, Nexhat Ramadani, Ragip Bajrami, Sadik Mujota, Sadik Osmani, Shaqir Berisha, Shaqir Shaqiri dhe Skënder Qarri.

OVL UÇK i përkujton me nderim të përjetshëm dëshmorët e rënë gjatë luftës tonë çlirimtare dhe dëshmon se ata nuk harrohen kurrë.

Të ngjashme