Shembet ura në Smallushë të Lipjanit, ua vështirëson lëvizjen banorëve

Prishtinë | 10 Jan 2026 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Fshati Smallushë e Lipjanit, po përballet me një situatë kritike për shkak të reshjeve të shumta dhe shirave të dendura.

Banorët njoftojnë se është shembur ura e këtij fshati duke ua vështirësuar lëvizjen.

Reshjet e shumta të shiut, kohët e fundit kanë shkaktuar përmbytje, rrëshqitje toke dhe dëmtime infrastrukturore në disa pjesë të Kosovës, duke sjellë ndërprerje të trafikut në rrugë rurale, dëmtime të strukturave dhe rrezik për vendbanimet e vogla.

Të ngjashme