Vërshimet në Shqipëri: Rama ndan pamje nga terreni – falënderon ekipet

Prishtinë | 11 Jan 2026 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka ndarë këtë të diel pamje nga puna që po vijon në terren pas vërshimeve të mëdha që kanë përfshirë Shqipërinë.

Në postimin e publikuar në Facebook, Rama shprehu falënderimin për të gjithë ekipet e angazhuara këto ditë në kushtet e motit të keq.

“Mirëmëngjes, dhe me punën që po vijon, si dhe me falënderimin për të gjithë ekipet e angazhuara këto ditë në mot të keq, ju uroj një të diel të qetë”, shkroi ai.

Të ngjashme