Një person plagoset nga të shtënat me armë zjarri në Pejë

Prishtinë | 11 Jan 2026 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Një person ka mbetur i plagosur sot rreth orës 09:55 në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, i plagosuri fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ndërsa për shkak të natyrës së lëndimeve është transferuar për trajtim të mëtejmë në QKUK në Prishtinë.

Personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, ndërsa Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

“Sot rreth orës 09:55, Policia është njoftuar se në rrugen “Adem Jashari” në Pejë, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri, Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjës, përsoni i plagosor është dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lendimeve dërgohet në QKUK,Prishtinë, personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjës në drejtim të panjohur”, tha Rugova.

Të ngjashme