Policia e Kosovës në Skenderaj ka arrestuar mbrëmë një person të kërkuar me disa urdhëresa aktive të gjykatës.
Sipas njoftimit të Policisë, dje rreth orës 18:00, është ndaluar një automjet me targa të Bosnjë e Hercegovinës.
Gjatë verifikimit është konstatuar se personi i ndaluar kishte ndërruar mbiemrin, mirëpo pas verifikimeve të detajuara është vërtetuar se i njëjti ishte person i kërkuar.
Ai ishte në kërkim me tri urdhëresa aktive nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe dy letërreshtime nga Gjykata Themelore në Gjilan, për veprat penale, dëmtim apo asgjësim i pasurisë, trafikim me njerëz dhe falsifikim të dokumentit.
“Në bazë të urdhëresave të gjykatës, personi ishte i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite e 8 muaj. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit”, njofton PK.