Arrestohet i dyshuari për plagosjen në Deçan

Prishtinë | 13 Jan 2026 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar si i dyshuar për plagosjen që ndodhi rreth orës 00:15 në Deçan. Policia njofton se në vendin e ngjarjes tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar një armë Zoraki, 9mm, njё karikator i sё njëjtës armё, nëntë fishekë kalibri 9mm dhe tri gëzhoja.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Deçan, me datën 13.01.2026,   rreth orës 00:15, është njoftuar se në njё lokal nё rrugën “Luan Haradinaj” nё Deçan, ka pasur tё shtёna me armё.

Policia menjëherë i është përgjigjur rastit ku nё vendin e ngjarjes janё hasur personat e lënduar, tё cilёt janё dërguar me autoambulancë nё spitalin rajonal nё Pejё.

Personi i dyshuar ёshtё arrestuar nё vendin e ngjarjёs, dhe tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar:

• Njё (1) armё pistoletё Zoraki 9mm

• Njё (1) karikator i sё njёjtёs armё

• Nёntё (9) fishekё kal:9mm

• Tri (3) gёzhoja

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

Të ngjashme