Zhvillimet e LDK-së, mblidhen në ora 14:00

Prishtinë | 13 Jan 2026 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mblidhet sot në ora 14:00, raporton Ekonomia Online.

Siç mësohet, takimi do të bëhet për t’i paraprirë një mbledhjeje të Kryesisë për të cilën kishte njoftuar edhe vet kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Do të mblidhet LDK-ja sot në ora 14:00, për mi parapri mbledhjes së Kryesisë për me vendos tani për hapa tutje”, tha një burim për Ekonomia Online.

Ndërkohë kujtojmë që nëpërmjet një shkrimi të bërë të premten e 9 janarit, Abdixhiku tha se çështjet e LDK-së nuk zgjidhen me statuse emocionale, as në klithma sociale.

“Por njëkohësisht, dua të jem i qartë: LDK është parti institucionale. Çështjet tona nuk zgjidhen në statuse emocionale, as në klithma sociale, e as në debate të çastit. Pas certifikimit të rezultateve, sipas Statutit dhe traditës sonë demokratike, do të mblidhet Kryesia e LDK-së; dhe pas saj, siç kam paralajmëruar natën e zgjedhjeve, do të organizohet dhe Kuvendi i LDK-së, aty ku vendosë anëtarësia, e jo klithmat e interesave të ngushta. Në Kuvend, në organet legjitime të partisë, nga anëtarësia e partisë, vendoset fati i LDK-së. Aty do të trajtohen të gjitha çështjet politike, organizative dhe vendimmarrëse – mbi të gjitha të përgjegjësisë dhe të vizioneve tutje përpara. Kjo është mënyra jonë. Kjo ka qenë gjithmonë LDK-ja: përgjegjësi, maturi, rend institucional dhe respekt për demokracinë e brendshme”, pati shkruar Abdixhiku.

Të ngjashme