Shqipëria do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovision 2026

Prishtinë | 13 Jan 2026 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Gjatë mbrëmjes së sotme është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Eurovision 2026, duke përcaktuar renditjen e performuesve për këtë edicion.

35 shtete marrin pjesë këtë vit, ndërsa “Pesëshja e Madhe” – Italia, Britania e Madhe, Gjermania, Franca – dhe nikoqiri Austria sigurojnë automatikisht kualifikimin për finalen e madhe.

Shqipëria do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale, në pjesën e dytë të saj, me këngëtaren Alis dhe këngën “Nan”.

Eurovision 2026 mbahet në Vjenë, Austri, më 12 dhe 14 maj, ndërsa finalja është planifikuar për 16 maj.

Progres

Të ngjashme