Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas një takimi konsultativ, deklaroi se LDK-ja ende nuk ka hyrë në fazën e marrëveshjeve politike, por se po zhvillon bisedime për çështje që i cilësoi si me rëndësi vitale për Kosovën, duke theksuar se në çdo marrëveshje politike përfshihet edhe çështja e zgjedhjes së presidentit, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se çdo subjekt politik që synon një marrëveshje me LDK-në duhet të ulet dhe të bisedojë edhe për kandidatin për president, duke theksuar se partia e tij ka 15 vota në Kuvend dhe se ato nuk mund të merren pa dialog politik me LDK-në.
“Ende nuk kemi ardhur në atë pikë, bisedojmë për çështje me rëndësi vitale për Kosovën. Ajo çka e theksojm vazhdimi është që nëse dikush do marrëveshje politike me LDK-në, me LDK-në duhet të bisedojë edhe për çështjen e presidentit. Po në qoftë se dikush tenton të imponojë kandidatë si duhen votat e LDK-së, le të kenë fatin e botës e ndoshta edhe e zgjedhin presidentin edhe pa votat tona që i kemi. Ne i kemi 15 vota, ato që janë, në qoftë se dikush dëshiron t’i ketë, duhet të bisedojë me LDK-në. Kur ulet të flasë me LDK-në, do të flasë për një kandidat që i përfaqëson interesat e popullit të Kosovës, jo vetëm interesat e një partie politike”, tha ai.
