I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka mbërritur në Qeverinë e Kosovës ku edhe pritet të ketë takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
Sorensen do ta takojë edhe Presidenten Vjosa Osmani në ora 10:00, takim ky që ishte paralajmëruar.
Sorensen do t’i vizitojë Prishtinën dhe Beogradin të mërkurën.
Kjo do të jetë vizita e parë e Soresen që kur iu vazhdua mandati edhe për dy vjet të tjera si i dërguar për dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinje. Po ashtu, gjatë mandatit të parë, i dërguari i BE-së zhvilloi vetëm dy takime në nivel kryenegociatorësh, të cilat nuk dhanë fryt.

