Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin William Walker në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut.
“Sikurse çdo vit, në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, u bëmë bashkë me ambasadorin William Walker, njeriun, i cili në orët më të errëta të Kosovës, e tha dhe e mbrojti të vërtetën”,ka shkruar ajo.
Presidentja ka theksuar rëndësinë e kujtesës dhe drejtësisë për viktimat.
“Ai është zëri që e ktheu dhimbjen tonë në thirrje për drejtësi. Mirënjohja jonë është e përjetshme, ashtu sikurse obligimi ynë që e vërteta e Reçakut të mos harrohet kurrë,” ka theksuar Osmani.