Dyshohet për vjedhje të rëndë, policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi

Prishtinë | 15 Jan 2026 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës përmes publikimit të një fotografie, ka kërkuar ndihmë për identifikimin e një personi.

Në njoftimin e policisë thuhet ai dyshohet për vjedhje të rëndë.

“Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Podujevë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi”.

“Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje e rëndë.Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme