Sulmohen dy policë në Kaçanik, njëri dërgohet në emergjencë

Prishtinë | 17 Jan 2026 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar për sulm ndaj policëve në Stacionin policor në Kaçanik.

Rasti ka ndodhur të premten në mbrëmje.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës njëri nga policës është dërguar për trajtim në emergjencën e Ferizajt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në vendin e punës. Pas tretmanit mjekësor në QKMF, njëri nga zyrtarët është dërguar në emergjencën e Ferizajt për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin 24 – orësh.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme