Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për kryerjen e veprave penale ndaj një viktime femër kosovare, bëri të ditur Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se në mënyrë sistematike, në vende dhe momente të ndryshme kohore, e ka detyruar viktimën të shikojë materiale audio-vizuale me përmbajtje pornografike në telefonin e tij. Po ashtu, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë edhe ndaj bashkëshortes së tij.
Gjatë intervistimit nga ana e policisë, i dyshuari ka mohuar pretendimet e viktimës. Megjithatë, pas përfundimit të procedurave fillestare, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.