Vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur pesë raste të dhunës në familje.
Në njërin nga rastet i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë/17.01.2026-16:15. Dyshohet se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
· Gllogoc / 17.01.2026-19:30. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje nga i dyshuari mashkull kosovar është sulmuar fizikisht viktima femër kosovare me të cilin kanë bashkëjetuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Pejë/ 17.01.2026 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij f/k. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor pasi nuk kishte lëndime ndërsa i dyshuari ka dorëzuar një pistoletë dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rahovec/17.01.2026-21:30. Pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit meshkuj kosovar (babë e djalë) njëri prej tyre nën ndikim të alkoolit, janë sulmuar mes veti- nuk kanë pësuar lëndime të dukshme trupore. Të njëjtit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Skenderaj / 17.01.2026-18:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje viktima f/k është sulmuar fizikisht nga babai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.