Është duke u zhvilluar një aksion i Prokurorisë Themelore në Prishtinë së bashku me Policinë, për arrestimin e disa personave të dyshuar në lidhje me dallaveret në procesin e lëshimit të lejeve për armë.
Burime të “Betimit për Drejtësi” bëjnë të ditur se deri më tani janë arrestuar katër persona, dy zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe dy zyrtarë të një kompanie private.
Ndërsa zëdhënësja e kësaj prokurorie, Kaltrina Shala, ka thënë se dy persona dyshohen për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa dy të tjerë për “Pranim të ryshfetit në sektorin privat”.
“Lidhur me pyetjen tuaj e konfirmojmë se është duke u zhvilluar një aksion ndaj dy (2) personave për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” në bazë të nenit 414 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe dy (2) persona të tjerë për veprën penale “Pranimi i ryshfetit ne sektorin privat” në bazë të nenit 309 të KPRK-se. Për më shumë detaje ju njoftojmë me kohë”, tha Shala.