Nait Hasani me reagim: Votat e mia janë rritur në mënyrë të padrejtë, duke u përdorur emri im

Prishtinë | 19 Jan 2026 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së Nait Hasanit i cili pësoi ndryshim votash teksa po ndodh rinumërimi në 914 vendvotime,  e për çka thotë se votat e tij janë rritur në mënyrë të padrejtë e duke e përdorur emrin e tij për manipulime.

Megjithatë ai thotë se nuk hyr në politikë për të fituar me mashtrime por për të fituar me besim dhe se nuk ka nevojë për vota të vjedhura.

Ai bën thirrje që të hetohet çdo votë.

Postimi i plotë:

Reagim politik në mbrojtje të dinjitetit tim dhe të votës së qytetarëve.

Të nderuar qytetarë,

Në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025 është cenuar rëndë vullneti i lirë i qytetarëve dhe është sulmuar drejtpërdrejt dinjiteti im politik dhe kombëtar.

Me atë që pash në rinumrim, votat e mia janë rritur në mënyrë të padrejtë, duke u përdorur emri im për manipulime të papranueshme zgjedhore. Ky veprim përbën jo vetëm shkelje ligjore, por edhe akt të rëndë moral dhe politik.

Unë refuzoj kategorikisht çdo votë që nuk buron nga vullneti i lirë i qytetarit.

Nuk kam hyrë në politikë për të fituar me mashtrime, por për të fituar me besim. Nuk kam nevojë për vota të vjedhura, sepse respektoj votën e ndershme më shumë se çdo rezultat.

Drejtësia nuk duhet të heshtë. As unë nuk do të hesht.

Unë do të vazhdoj të qëndroj në anën e qytetarëve, në anën e votës së lirë dhe në anën e së vërtetës, edhe nëse kjo rrugë është më e vështirë.

Ky reagim nuk është për të mbrojtur vetëm emrin tim, por për të mbrojtur të ardhmen demokratike të Kosovës.

Të ngjashme