Policia për aksionin-U arrestuan katër të dyshuar, u sekuestruan edhe 7 telefona

Prishtinë | 19 Jan 2026 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Arrestohen katër persona në aksionin e zhvilluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë në katër lokacione të ndryshme.

Aksioni është zhvilluar në shtëpi/banesa private, një lokal afarist dhe një zyrë.

“Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me datën 19.01.2026 në koordinim me Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe me urdhër të Gjykatës Themelore Prishtinë, ka zhvilluar kontroll në katër lokacione të ndryshme, duke përfshirë dy shtëpi/banesa private, një lokal afarist dhe një zyrë. Përmes hetimeve të zhvilluara, ku janë aplikuar masat e veçanta të hetimit, janë siguruar dëshmi të mjaftueshme për të dëshmuar veprat penale si:  ’keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe “marrja e ryshfetit në sektorin privat””, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar shtatë telefonë celularë, dosje dhe dokumente relevante.

“Lidhur me rastin dyshohet se katër persona të dyshuar (nga ta tre meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare) janë përfshirë në veprat penale të lartcekura, duke marrë ryshfet nga persona të ndryshëm të cilët janë pajisur me certifikatë për leje të armës pa prezencën e tyre, siç e parasheh ligji dhe procedurat tjera vijuese. Gjatë kontrollit janë sekuestruar përkohësisht:  7 telefona celularë, dosje dhe dokumente relevante në lidhje me rastin, ndërsa personat e dyshuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, përfundon njoftimi.

Prokuroria për rastin dallavereve me lejet për armë, Shala: Aksioni është duke vazhduar

Të ngjashme