Mblidhet Kryesia e LDK-së

Prishtinë | 19 Jan 2026 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbledhur Kryesinë e saj, raporton Ekonomia Online.

Kjo është mbledhja e parë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtuar me 28 dhjetor 2025, e ku LDK-ja u rëndit e treta me 13.23 për qind të votave.

Por fillimisht LDK-ja më 13 janar ishte mbledhur në një takim konsultativ për të analizuar rezultatet e zgjedhjeve.

Pas takimit kryetari Lumir Abdixhiku pati thënë se dorëheqjen do t’ia paraqesë Kuvendit të partisë dhe se anëtarët pastaj do të vendosin për të.

Një ditë pas kësaj mbledhjeje, dha dorëheqje nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami. Ajo në të njëjtën kohë kërkoi edhe dorëheqjen e kryetarit Abdixhiku. Dorëheqjen Abdixhikut ia kërkoi edhe Avdullah Hoti.

Megjithatë, me të arritur në këtë mbledhje shumë prej emrave kyç të LDK-së kanë vendosur të mos deklarohen fare, ndërsa Hykmete Bajrami dhe Armend Zemaj deklaruan se qëndrimet e tyre janë bërë të ditura e se do t’i bëjnë të ditura edhe në mbledhje.

Kurse Lutfi Haziri është pyetur nëse do ta shpallë kandidaturën e tij për kryetar të partisë, meqë rast tha se sot s’do të shpallen kandidaturat.

Të ngjashme