Muriqi i 6-ti në luftën për “Këpucën e Artë” evropiane

Prishtinë | 19 Jan 2026 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, është duke kaluar formë të jashtëzakonshme në këtë sezon.

Këtë fakt e konfirmoi edhe ndeshja e fundit në fundjavë, ku shënoi hatrick në fitoren 3-2 të Mallorcas ndaj Athletic Bilbaos, transmeton Klankosova.tv

Këto tre gola e quan në total prej 14 sosh këtë sezon në La Liga, duke u radhitur në vendin e 6-të në renditjen e “Këpucës së Artë” Evropiane.

Harry Kane ka kaluar i vetëm në krye të renditjes. Goli i realizuar kundër Leipzig i ka dhënë mundësinë sulmuesit anglez të shkëputet nga norvegjezi Erling Haaland dhe të qëndrojë përpara Kylian Mbappé.

Serie A vazhdon të mbetet jashtë zonës “top-20”. Edhe pse është kryegolashënues i kampionatit italian, Lautaro Martinez ka realizuar vetëm 11 gola dhe ështënë vendin e 22-të në këtë klasifikim.

Sistemi i pikëzimit llogaritet duke shumëzuar numrin e golave me koeficientin e UEFA-s, i cili ndryshon sipas kampionateve.

Pesë ligat kryesore europiane (Angli, Itali, Spanjë, Gjermani, Francë) kanë koeficient 2 pikë për gol.

Kampionatet e renditura nga vendi i 6-të deri në të 22-in marrin 1.5 pikë për gol, ndërsa të tjerat 1 pikë.

Renditja aktuale e “Këpucës së Artë”:

1.Harry Kane (Bayern Munich) – 42 pikë

2.Erling Haaland (Manchester City) – 40

3.Kylian Mbappé (Real Madrid) – 38

4.Igor Thiago (Brentford) – 32

5.Darko Lemajic (RFS) – 28

6.Vedat Muriqi (Mallorca) – 28

7.Ayase Ueda (Feyenoord) – 27

8.August Priske (Djugardsen) – 27

9.Daniel Karlsbakk (Sarpsborg) – 27

10.Ibrahim Diabate (GAIS) – 27

Të ngjashme