Kontrollohen pronat e Arianit Sllamnikut, i konfiskohen armë e medikamente

Prishtinë | 20 Jan 2026 | 19:11 | Nga Ekonomia Online

Policia ka njoftuar se ka ndërmarrë veprime fillestare hetimore ndaj Arianit Sllamnikut, nën dyshimin se i njëjti në mënyrë të kundërligjshme ka ushtruar veprimtari mjekësore.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se janë kontrolluar pronat e tij, ku janë konfiskuar armë e medikamente.

“Përkatësisht ka kryer veprat penale: Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, dhe eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barërave të sanksionuara me KPRK”.

“Me qëllim të gjetjes dhe mbledhjes së provave, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, është ushtruar kontroll në pronat e të dyshuarit,  ku prezent kanë qenë edhe inspektorët përkatës nga Ministria e Shëndetësisë të cilët kanë asistuar hetuesit policorë për sa i përket medikamenteve farmaceutike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:

Dy armë zjarri të gjata (me leje përkatëse).

Dy armë zjarri te shkurtra (me leje përkatëse).

Sasi e municionit dhe disa karikatorë të armëve.

Medikamente të ndryshme.

Libra protokolli si dhe

Pajisje elektronike (shtëpizë kompjuteri, telefon, microçipa)etj.

I dyshuari, sipas policisë është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme