LDK-ja mbajti Akademi Përkujtimore për dr. Ibrahim Rugovën

Prishtinë | 21 Jan 2026 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Pas homazheve tek varri i tij, Lidhja Demokratike e Kosovës po mban një Akademi Përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprimtarinë e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, raporton Ekonomia Online.

Akademia po mbahet në Sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë, nën përkujdesjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në këtë akademi u kujtua figura dhe kontributi i presidentit Rugova, i cili konsiderohet ati themeltar i Republikës së Kosovës, si dhe roli i tij i pazëvendësueshëm në rrugën drejt lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës. Në këtë ngjarje morën pjesë anëtarë të LDK-së, personalitete politike, akademike dhe qytetarë të shumtë.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/880715531231294

Të ngjashme