Në QNR rinumërohen 937 nga 2,557 vendvotime, procesi përmbyllet plotësisht në 8 komuna

Prishtinë | 21 Jan 2026 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 21 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar 937 nga 2,557 vendvotime.

Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 8 komuna.

Në platfomën e KQZ-së për rezultate në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.
Valmir

Të ngjashme