KFOR-i me patrullime në disa komuna të Kosovës

Prishtinë | 24 Jan 2026 | 22:36 | Nga Ekonomia Online

Ushtarët shumëkombësh nga Komanda Rajonale-Perëndim e misionit të KFOR-it kanë kryer patrullime në disa komuna të Kosovës.

Përmes patrullave me mjete motorike dhe atyre të këmbësorisë, theksohet në një njoftim “personeli i KFOR-it mbajti një prani të dukshme dhe fleksibile dhe fitoi njohuri të drejtpërdrejta për zhvillimet në terren”.

“Aktivitete të tilla rrisin koordinimin dhe ndërveprimin midis njësive shumëkombëshe, duke mbështetur njëkohësisht stabilitetin në përputhje me mandatin e KFOR-it”, thuhet në njoftim të misionit të NATO-s në Kosovës.

Të ngjashme