Si shkak i erërave gjatë mbrëmjes, raportohet për disa dëme në Prishtinë. Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Komunës së Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes, sidomos gjatë lëvizjes në hapësira të hapura dhe pranë objekteve apo strukturave të paqëndrueshme.
Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës
📢 Të dashur qytetarë,
Ju njoftojmë se, si pasojë e erërave të forta që kanë qenë prezente gjatë mbrëmjes 🌬️, janë shkaktuar dëme të lehta materiale 🏠.
👨🚒 Ekipet e Zjarrfikësve të Kryeqytetit janë në terren dhe po vazhdojnë angazhimin e tyre, duke mbuluar edhe Komunën e Fushë Kosovës 🧯.
⚠️ Ju ftojmë për kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë lëvizjes në hapësira të hapura dhe pranë objekteve apo strukturave të paqëndrueshme.
📞 Në raste emergjente, kontaktoni numrat:
0800 122 44 | 0800
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Kryeqytetit do të jetë në gatishmëri të vazhdueshme dhe qytetarët do të njoftohen për çdo zhvillim të ri.