Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisoni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rinumërohen.
KQZ ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, se tashmë procesi i rinumërimit është përmbyllur në gjithsej 25 komuna.
“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e hënë, 26 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 70% apo 1,804 nga 2,557 vendvotime”, shkroi KQZ.