Një video e dronit “Skifter K1” nga dy kompani gjilanase që bëri gjiron pas një videoje se gjoja goditi cakun në mbi 1000km largësi, po vlerësohet si një mashtrim e që mund të dëmtojë raportin mes Ministrisë së Mbrojtjes me ndërkombëtarët, raporton Ekonomia Online.
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala për Ekonomia Online tregoi dëmin që bëhet me shpërndarjen e një videoje si kjo për të cilën ka dilema e që u tha se ishte kineze.
“Pra fakti që kemi një informacion që në fakt është një fake neës sepse video i cila ishte transmetuar si video nga vet kompanitë prodhuese, është dëshmuar në format e ndryshme dhe nga burimet e caktuara që nuk korrespondon me realitetin dhe kjo në fakt e lëndon procesin e bashkëpunimet me institucionet e Republikës së Kosovës respektivisht me Ministrinë e Mbrojtjes sepse kompanitë të cilat mashtrojnë në format e tilla përmes marrjes e një videoje të tillë kishe është nga vet kompania përkatëse është një mashtrim i cili në fakt e lëndon proceset dhe padyshim nuk e tregon seriozitetin në arenën ndërkombëtare sepse video është nga një kompani prodhuese kineze dhe modeli i dronit i cilin ne e shohim është një model nga droni i cili është prodhim nga industria ushtarake kineze”, tha ai.
Megjithatë, Shala thotë se më përgatitjet e duhura, Kosova që në fillim të vitit të ardhshëm do të mund të nis prodhimin e dronëve.
“Do të duhej të përmbushen disa normativa përkatëse, normativa juridike që dronët që do të duhej të prodhoheshin në Republikën e Kosovës, do të duhet të kalojnë përmes një vlerësimi në anën e një mekanizmi institucional të Kosovës me këtë rast të Ministrisë të Mbrojtjes, do të duhet të përcaktohet qartë procedurat të operimit, procedura e qartë e përdorimit dhe informacionit sensitive dhe të përmbyllet pjesa infrastrukturore, e cila e ka një kosto por edhe një kosto kohore dhe do të duhet të përgatitemi që tani që të mund të prodhojmë në fillim të vitit 2027 në kushte maksimale të industrisë ushtarake sa i përket çështjes së dronëve”, shtoi Shala.
Eksperti i Sigurisë tha se Marrëveshja tripalëshe Kosovë-Shqipëri-Kroaci do t’i ndihmoj Kosovës në aspektin e teknologjisë.
“Tanimë në planin aksional të veprimit pas përmbylljes së procesit të transformimit të FSK-së në fazat e armatosura dhe nga ndryshimet e klimës dhe ambientet e sigurisë në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor padyshim që Kosova tanimë do të duhej që të ndryshoj veprimet e saja në përmbushjen e nevojave të cilat dalin nga një ambient i tillë i sigurisë dhe pikërisht çështja e industrisë ushtarake të mbrojtjes dhe me arritjen e marrëveshjes tripalëshe Kosovë- Shqipëri-Kroaci do t’i ndihmoj jashtëzakonisht shumë që të merr teknologjinë e këtyre shteteve respektivisht të Kroacisë për të ndryshuar në nevojat e saja nacionale që më pas në një periudhë të caktuar kohore që nga viti 2027 ne të fillojmë me prodhimin e dronëve të parë të cilët do të kenë një përmasë dhe aktivitet eksplicit ndihmues në aspektin e sigurisë nacionale të Kosovës”, theksoi ai.
Ndërkohë që pronari i kompanisë, Ridvan Aliu për testimin e dronit kosovar “Skifteri K1” tha se ka qenë autentik dhe jo kinez siç është raportuar.

