Taulant Hodaj e rivalizon Agim Ademin për kryetar të FFK-së, do ta zyrtarizojë kandidaturën brenda dy ditësh

Prishtinë | 27 Jan 2026 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Avokati i njohur, Taulant Hodaj do të jetë kandidat për president të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Burime të sigurta të afërta me Hodajn i kanë thënë Gazetës Express se zyrtarizimi i kandidaturës së tij do të ndodhë Brenda dy ditësh.

Burime të sigurta të afërta me Hodajn i kanë thënë Gazetës Express se zyrtarizimi i kandidaturës së tij do të ndodhë brenda dy ditësh.

Taulant Hodaj për një periudhë ka shërbyer si ushtrues detyre i sekretarit general të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Hodaj do ta rivalizojë presidentin actual të FFK-së, Agim Ademin, të cilin dikur e kishte bashkëpuntor të ngushtë në këtë institucion.

Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës është paraparë të mbahet më 5 shkurt, megjithatë pa u harmonizuar statuti ky kuvend ose mund të shtyhet ose mund të shpallet i pavlefshëm nga Ministria e Sportit.

Të ngjashme