ZKA fillon auditimin e procesit të lejeve të ndërtimit në Komunën e Ferizajt

Prishtinë | 27 Jan 2026 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Në vazhdim të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2025/2026, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) njofton se ka filluar auditimin e performancës  “Efikasiteti dhe efektiviteti në procesin e ndërtimeve të larta në Komunën e Ferizajt”, për periudhën 2021-2025.

Auditimi do të vlerësojë efikasitetin dhe efektivitetin e procesit të dhënies së lejeve për ndërtime të larta në Komunën e Ferizajt, duke filluar nga paraqitja e kërkesës për leje deri të lëshimi i certifikatës së përdorimit. Gjithashtu,  do të vlerësohet nëse mekanizmat ekzistues sigurojnë transparencë dhe mbrojtje të interesit publik.

Realizimi i këtij auditimi është vazhdimësi e auditimeve të ngjashme të realizuara më herët në Komunën e Prishtinës dhe Komunën e Fushë Kosovës, qytete me zhvillim të hovshëm të ndërtimeve të larta.

Të ngjashme