Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti amerikan Donald Trump, ka mirëpritur Republikën e Kosovës si anëtare themeluese e organizatës.
Kështu ka shkruar Bordi në një postim në platformën “X”.
“Bordi i Paqes e mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës sonë ndërkombëtare në rritje”, thuhet në postim.
Më 22 janar të këtij viti, presidentja Vjosa Osmani kishte nënshkruar anëtarësimin e Kosovës në Borin e Paqes.
Ajo ishte e vetmja lidere grua nënshkruese e iniciativës.
The Board of Peace welcomes Kosovo as a founding member of our growing international organization. pic.twitter.com/ZkrR7PWOSy
— Board of Peace (@BoardOfPeace) January 28, 2026