“U gjet pa shenja jete në makinë, rasti nën hetim”, Policia rreth vdekjes së dyshimtë në Veternik

Prishtinë | 28 Jan 2026 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Policia është deklaruar rreth vdekjes së një personi sot në Veternik të Prishtinës. Ai u gjet pa shenja jete në një veturë.

Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.

Ai ka bërë të ditur edhe se policia së bashku me prokurorin e shtetit kanë nisur hetimet mbi vdekjen e viktimës.

‘’Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë.

Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.

Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit’’, ka njoftuar Pllana.

Të ngjashme