Janë arrestuar dy persona në Fushë Kosovë nën dyshimin që në mënyrë të vazhdueshme ka keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare të personave të huaj për përfitime personale.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në pronën e të dyshuarve është sekuestruar një telefon, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare të personave të huaj për përfitime personale. Në konsultim me prokurorin është kontrolluar prona e të dyshuarve ku gjatë kontrollit është sekuestruar një telefon, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.