Manipulim i rezultateve të votimit në Malishevë – këta janë të dyshuarit

Prishtinë | 29 Jan 2026 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

59 persona, të angazhuar si komisionerë zgjedhorë në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025, janë intervistuar si të dyshuar për manipulim me vota.

Më 23 janar 2026 rreth orës 08:30, pas pranimit të urdhëresës nga Prokurori i Shtetit, Sektori Rajonal i Hetimeve – DRP Gjakovë ka ndërmarrë veprime intensive hetimore ndaj personave që dyshohet se kanë ndërhyrë në procesin e administrimit dhe përpunimit të rezultateve zgjedhore.

Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

15 persona të ndaluar për 48 orë

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 15 nga 59 të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa pjesa tjetër është liruar në procedurë të rregullt, por mbetet nën hetim aktiv për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.

Hetimet lidhen me dyshime serioze për: ndërhyrje në numërimin e votave, mospërputhje të rezultateve përfundimtare, manipulim të procesverbaleve dhe dokumentacionit zgjedhor.

Sipas Sinjalit këta janë 59 të dyshuarit:

Shkelqim Krasniqi, Arbër Kastrati, Donjetë Pajaziti, Ekrem Krasniqi, Leonita Zulfaj, Gentrit Kryeziu, Rinesa Zulfaj, Endrit Bytyqi, Sahit Kastrati, Albesa Krasniqi, Gazmend Zabelaj, Isuf Mazreku, Antigona Binishi, Lorik Hazrolli, Fitim Paçarizi, Njomza Guncati, Florent Kafexholli, Ardit Morina, Eliona Kryeziu, Kujtim Bytyqi, Dafinë Bashota, Endrit Hazrolli , Agim Paqarizi, Albinë Kryeziu, Hasan Jonuzaj, Denis Zogaj, Yllgzon Krasniqi , Arxhend Pintolli, Festina Bibaj, Arben Mazreku , Mergim Krasniqi, Leotrim Zogaj, Erita Paqarizi, Shpresa Shurdhaj, Ardit Berisha, Besa Mazreku, Bedri Kafexholli, Drilon Bytyqi, Rina Morina, Ilir Shala, Erjon Pintolli, Nexhat Krasniqi, Kastriot Mazreku, Flamur Hoti, Aldon Kryeziu, Alketa Shehu, Enis Hoti, Leotrim Hoti, Endrit Hoxha, Astrit Hoxha), Eronë Kryeziu, Nderim Bytyqi, Edon Kastrati , Mirlinda Kryeziu.

Hetimet janë në zhvillim, ndërsa Prokuroria po analizon materiale zgjedhore, deklarata, prova dokumentare dhe elektronike, të cilat pritet të jenë vendimtare për epilogun e këtij rasti.

Gazeta Sinjali do të vazhdojë raportimin ekskluziv me zhvillime të reja, vendime të Prokurorisë dhe detaje shtesë nga ky rast i rëndë për integritetin e zgjedhjeve.

Të ngjashme