Suspendohen agjentët kufitarë të përfshirë në të shtënat fatale ndaj Alex Prettit

Prishtinë | 29 Jan 2026 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së ka thënë se dy agjentë të përfshirë në të shtënat fatale të qytetarit amerikan në Minneapolis janë suspenduar.

Vrasja e Alex Prettit, një infermier 37-vjeçar i kujdesit intensiv, të shtunën provokoi protesta të reja në shtetin e Minesotës, zemërim publik në të gjithë SHBA-në dhe thirrje nga ligjvënësit e të dyja partive për të shkarkuar sekretarin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Sipas një raporti paraprak të DHS-së dërguar Kongresit, dy oficerë qëlluan me armë drejt Prettit gjatë një përleshjeje. Raportet fillestare zyrtare kishin pretenduar se Pretti e kishte ngjallur armën e tij.

Nuk është e qartë se kur agjentët u vunë në pushim, ose për sa kohë do të qëndrojnë jashtë punës.

Të ngjashme