Aksioni i Antidrogës në Suharekë: Tre të arrestuar, konfiskohet edhe kokainë

Prishtinë | 29 Jan 2026 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë kapur në flagrancë për shitje të narkotikëve në aksionin e Antidrogës në Suharekë.

Rastin e ka konfirmuar Petrit Kryeziu, kryeprokuri i Prizrenit.

“Po, janë arrestuar tre persona të kapur në flagrancë për shitje të narkotikëve. Është sekuestruar sasi e narkotikëve kokainë dhe marihuanë, armë zjarri, të holla kesh dhe janë sekuestruar dy vetura si mjete të kryerjes së vepres penale”, deklaroi Kryeziu.

Të ngjashme